Miratohet plani i sanksionimit të Kinës në Dhomën e Përfaqësuesve
Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë ka miratuar një plan i cili e lejon qeverinë Trump që të vendosë sanksione ndaj Kinës.
Ky plan më herët është miratuar nga Senati në formën e ligjit për të mbështetur pakicën myslimane Ujgur në Kinë dhe tani ligji në fjalë do të dërgohet në shtëpinë e Bardhë. Projektuesit e këtij plani akuzojnë qeverinë kineze për shkeljen e të drejtave të njeriut të pakicave dhe kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës. Qeveria kineze i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Amerika. Duke qenë se tensionet mes Kinës dhe Amerikës janë shtuar për shkak të virusit korona, pritet që presidenti Amerika të miratojë këtë plan anti-kinez dhe ai të kthehet në ligj. Raportet e Amerikës për të drejtat e njeriut për shkak të mungesës së transparencës, standardeve të dyfishta, ekzagjerimit, mosrespektimit të parimeve bazë dhe mosrespektimin e stilit të jetës dhe traditat kombëtare, si dhe për shkak të ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve, janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendet e ndryshme të botës.