Prokurori: Nuk ka prova për akuza kriminale ndaj policëve!
(last modified Fri, 29 May 2020 17:21:09 GMT )
May 29, 2020 19:21 Europe/Tirane
  • Prokurori: Nuk ka prova për akuza kriminale ndaj policëve!

Prokurori që po heton vrasjen e një zezaku të paarmatosur gjatë arrestimit nga policia e Minessota, tha se ndaj oficerëve të përfshirë mund të mos ngrihen akuza kriminale.

Prokurori Michael Freeman tha se ishte i shokuar nga vdekja e tmerrshme e George Floyd të enjten në Minneapolis por tha: “Përveç pamjeve, kemi edhe prova të tjera që nuk mbështesin ngritjen e akuzave kriminale ndaj oficerëve”. Ai refuzoi të jepte më shumë detaje për procedimet, por pranonte se momentet e fundit të jetës së Floyd me policin që i shtypte zverkun me gju, ishin të tmerrshme, ndersa shtoi se puna e tij ishte të ‘provonte shkeljen e një statuti kriminal.’ Dje policët u detyruan të braktisnin rajonin 3 të policisë së Minneapolis kur protestuesit i vunë zjarrin dhe bastisën atë me shkopa bejsbolli, sopata e pishtarë. Zhvillimi ndodhi disa orë pasi prokurorët thanë se “nuk ka prova për akuza kriminale” ndaj katër oficerëve të akuzuar për vrasjen e Floyd. Në një nga skenat shokuese të së premtes, policia e Minnesota arrestoi një gazetar CNN në transmetim direkt gjatë trazirave në Minneapolis. Teksa ishte duke transmetuar gazetari i CNN Omar Jimenez u prangos dhe u shoqërua, bashkë me një producent dhe fotogazetar të CNN.

 

Tags