Bota kritikon largimin e SHBA nga OBSH
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97466-bota_kritikon_largimin_e_shba_nga_obsh
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë vendimin e tyre për ndërprerjen e lidhjeve me Organizatën Botërore të Shëndetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2020 14:52 Europe/Tirane
  • Bota kritikon largimin e SHBA nga OBSH

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë vendimin e tyre për ndërprerjen e lidhjeve me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Josep Borrell në një postim të shtunën theksoi:"Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të rishqyrtojnë vendimin e tyre për ndërprerjen e lidhjeve me OBSH. Veprimet që dëmtojnë rezultatet ndërkombëtare duhet të shmangen". Edhe Gjermania kritikoi ashpër presidentin Donald Trump lidhur me vendimet për të ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetit. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jean Spahn tha se tërheqja e SHBA-së nga OBSH është “zhgënjyese” dhe një frenim për shëndetin global. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse deklaroi se Uashingtoni po dëmton ligjin ndërkombëtar për bashkëpunimin në shëndetësi pasi SHBA i dha fund marrëdhënieve të saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Maria Zakharova tha për agjencinë e lajmeve TASS se bota duhet të konsolidojë përpjekjet e saj për të luftuar pandeminë COVID-19. Pamja e trishtuar që u shfaq në sistemin shëndetësor të SHBA-së gjatë pandemisë e lë Uashingtonin pa shteg për të folur për udhëheqjen në fushën e shëndetësisë, tha ajo.