Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork
(last modified Mon, 01 Jun 2020 08:01:00 GMT )
Qershor 01, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Jork

Për shkak të protestave në Nju Jork ashtu si në shumë shtete dhe qytete të Amerikës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Protestat rreth vdekjes së një 46-vjeçari me ngjyrë, gjatë arrestimit në Mineapolis, janë zgjeruar në gjithë Shtetet e Bashkuara.  Protestat vazhduan të shtunën për ditën e pestë radhazi në disa pjesë të SHBA-së në shenjë pakënaqësie për vdekjen e George Floyd, midis tyre edhe New York-u ku ka pasur disa vetura të djegura dhe përleshja mes protestuesve e policisë.  Në hyrje të New York-ut protestuesit kanë dalë në rrugë duke e bllokuar atë dhe duke bërë thirrje të ndryshme.  Ata mbajnë masa dhe pankarta në duart, ndërkohë që janë përshëndetur edhe nga me bori makinash teksa kalonin mes tyre.  Ndërkohë, më shumë se 340 njerëz u arrestuan në New York gjatë protestave që filluan të Shtunën dhe zgjatën deri të Dielën në mëngjes, tha një zyrtar i lartë i NYPD për CNN.  Të paktën 33 oficerë u plagosën gjatë protestës - disa prej tyre u plagosën rëndë.  Gati 48 automjete policie u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë protestës.   

Tags