Shtohen tensionet, India dëbon disa diplomatë pakistanez
Qershor 01, 2020 10:01 Europe/Tirane
India ka dëbuar disa diplomatë të ambasadës së Pakistanit pasi ata akuzohen për spiunazh.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr sipas të cilës Nju Dehli ka deklaruar se diplomatët akuzohen për spiunazh. Mediat pakistaneze kanë bërë të ditur se India ka dëbuar 2 diplomatë pakistanezë të cilët i ka cilësuar persona të padëshiruar dhe ka dhënë urdhër që ata të largohet nga vendi. India këtyre diplomatëve u ka dhënë 24 orë kohë që të largohen nga territori indian.
Tags