Populli amerikan ngrihet edhe kundër masave të Koronës
(last modified Wed, 03 Jun 2020 05:59:00 GMT )
Qershor 03, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Populli amerikan ngrihet edhe kundër masave të Koronës

Urrejtja e protestuesve amerikanë ndaj veprimeve raciste të qeverisë Trump është shtuar aq shumë saqë mediat amerikane kanë raportuar se në protesta nuk është respektuar aspak distancimi social.

Dëshira për të kombëtarizuar protestat në Amerikë është ngritur në kohën kur 18 aparate dhe organe të sigurisë, ushtarake dhe informative janë në përpjekje për të kontrolluar situatën në këtë vend. Mirëpo situata është aq e rëndë saqë urrejtja e protestuesve ndaj politikave të Trump ka shkuar deri aty saqë protestuesit pa respektuar aspak masat e virusit korona insistojnë të dalin në rrugë për të protestues duke bërë që kriza e virusit Covid19 në Amerikë të thellohet edhe më shumë. Aktualisht reagimet ndaj vrasjes së Floyd nuk janë kufizuar vetëm tek zezakët por pak e nga pak është shtuar edhe numri i të bardhëve në protesta. Ndoshta masat dhe politikat e Trump kanë nxitur rreth 80 milion hispanikë dhe njerëz të tjerë me ngjyrë në Amerikë që të mblidhen në radhët e protestuesve ndërkohë që edhe të bardhët nuk kanë qëndruar indiferentë por u janë bashkuar këtyre protestave. Në kohën kur Donald Trump për 3 vjet me radhë është munduar të zbatojë idenë e tij për mbylljen e kufijve të Amerikës, tani mesa duket ka ardhur koha e hakmarrjes së popullit amerikan ndaj politikave të tij, për të cilat Trump kujtonte se ishin politikat më të mira. Deri dje Donald Trump kujtonte se ai dhe politikat e tij sidomos ato të brendshme kanë qenë më të mirat në historinë e presidentëve amerikanë, mirëpo tani me protestat mbarëkombëtare ai do të detyrohet të rishikojë politikat si ato të brendshme ashtu edhe të huaja. Duhet thënë se mos rishikimi i politikave sidomos në sektorin vendas, mund të shkaktojë dëme në fushatën e Donald Trump për rizgjedhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë. Një pikë e rëndësishme në këtë mes është shtimi i aktivitete në arenën e jashtme. Në kohën kur në Amerikë për çdo ditë shtohet numri i protestuesve, Mike Pompeo  vazhdon të përcaktojë linjat amerikane për të tjerët. Ai në deklaratën më të fundit lidhur me Iranin ka thënë: Fundi i embargos së armatimeve kundër Iranit ishte një pjesë e marrëveshjes bërthamore ndërkohë që Amerika do ta pengojë dhënien fund të kësaj embargoje. Ai lidhur me Venezuelën ka thënë: “ Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për rrëzimin e Maduro. Me të tilla politika sekretari amerikan i shtetit po mundohet ta zvogëlojë rëndësinë e situatës së krijuar nga trazirat në Amerikë. Me gjithë pushtetin e sigurisë dhe atë informativ në Amerikë, populli amerikan nuk ka frikë nga ky sistem dhe vendeve të varura nga Trump sidomos ato në rajonin e Gjirit Persik mund t’u përcjellë mesazhin se koha e besimit tek Trump ka përfunduar pasi ai është i paaftë për të menaxhuar dhe administruar vendin e tij.

 

 


 

Tags