Vazhdojnë protestat kundër vrasjes së George Floyd
(last modified Thu, 04 Jun 2020 05:39:04 GMT )
Qershor 04, 2020 07:39 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër vrasjes së George Floyd

Pas vrasjes së zezakut George Floyd nga një polic i bardhë në Amerikë, protestat kundër racizmit janë përhapur si në këtë vend ashtu edhe në botë.

Protestat në Amerikë organizohen pothuajse në të gjitha qytetet e këtij vendi kundër vrasjes së këtij zezaku dhe kundër racizmit që bëhet ndaj njerëzve me ngjyrë. Mirëpo këto protesta janë përhapur tashmë në të gjithë vendin. Sipas një njoftimi të Associated Press, me qindra persona në fillim të kësaj jave në Minesota dhe qytete të tjera të Amerikës janë arrestuar dhe policia në qytetet Uashington, Nju Jork dhe qytete të tjera të rëndësishme të Amerikës ka përdorur dhunën për shpërndarjen e protestuesve. Kjo agjenci thekson se policia amerikane ka arrestuar të paktën 4,400 persona në të gjithë Amerikën. Mirëpo edhe jashtë Amerikës njerëzit janë ngritur në protesta kundër vrasjes së zezakut amerikan George Floyd dhe janë solidarizuar me popullin amerikan në protestat kundër racizmit. Gazeta Wall Street Journal shkruan se vendet aleate të Amerikës kanë shprehur solidaritetit me protestuesit kundër vrasjes së George Floyd ndërsa vendet kundërshtare kanë kritikuar Uashingtonin dhe autoritetet amerikane për shkak të trazirave të fundit dhe kanë vënë në dilemë lidershipin botëror të Uashingtonit. Sipas kësaj gazete nga Anglia e deri në Zelandën e Re, me mijëra njerëz janë ngritur dhe kanë dalë në rrugë për të shprehur mbështetjen ndaj protestave në Amerikë dhe kundër problemeve të ngjashme në shoqëritë e tyre. Gjatë kësaj jave në shumë kryeqytete të rëndësishme evropiane si në Berlin dhe në Londër janë organizuar protesta përballë ambasadave të Amerikës për tu solidarizuar me Geroge Floyd. Në Angli protestuesit janë mbledhur edhe një herë në Hide Park dhe janë solidarizuar me lëvizjen “ Jeta e zezakëve është e rëndësishme”. Agjencia Associated Press, në një raport të saj ka përmendur përshkallëzimin e protestave në të gjithë botën dhe shkruan se njerëzit kanë dalë nëpër rrugë për të shprehur irritimin e tyre ndaj vrasjes së George Floyd. Sipas kësaj agjencie protesta janë organizuar në Australi, Francë, Gjermani, Argjentinë, Brazil, Kanada dhe Zelandën e Re. Ndërkohë zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, në një konferencë për shtyp ka thënë se Berlini është tronditur nga vdekja e tmerrshme dhe e parandalueshme e George Floyd. Shoqëritë në botë duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të zgjidhur çështjen e racizmit. Josep Borrel shefi i politikës së jashtme të BE gjithashtu ka kritikuar vrasjen e afro-amerikanit George Floyd ngjarje të cilën e ka quajtur shpërdorim posti dhe nga Amerika ka kërkuar që të kontrollojë përdorimin e tepruar të forcës. Antonio Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB duke reaguar ndaj dhunës së policisë amerikane ndaj protestuesve, i ka kërkuar policisë të tregohet e vetëpërmbajtur.

Tags