OKB kritikon racizmin strukturor në Amerikë
(last modified Fri, 05 Jun 2020 06:14:51 GMT )
Qershor 05, 2020 08:14 Europe/Tirane
  • OKB kritikon racizmin strukturor në Amerikë

Racizmi dhe dhuna ndaj njerëzve me ngjyrë dhe sidomos ndaj zezakëve në Amerikë ka një histori të vjetër dhe ajo gjithmonë ka qenë një nga hallkat e shoqërisë amerikane. Me gjithë luftën e gjerë të zezakëve për të fituar të drejtat e tyre, ata vazhdojnë të jenë të diskriminuar dhe të përballen me dhunë.

Kjo ka bërë që Kombet e Bashkuara të kritikojnë racizmin në Shtetet e Bashkuara. Komisioneri i Lartë i KB për të Drejtat e Njeriut Michel Bashlet ka kritikuar "racizmin strukturor" në Shtetet e Bashkuara dhe ka shprehur shqetësimin për "sulme të pashembullta" ndaj gazetarëve që mbulojnë protestat popullore në vend. "Zërat që bëjnë thirrje për t'i dhënë fund vrasjes së afrikano-amerikanëve të paarmatosur duhet të dëgjohen," tha Bashlet në një deklaratë. Vërejtjet vijnë mes protestave të gjera nga mijëra njerëz në shtete të ndryshme të SH.B.A.-së kundër qasjes raciste të policisë amerikane dhe dhunës strukturore të saj ndaj zezakëve pas vdekjes tragjike të George Floyd nga një oficer policie i bardhë në Minneapolis. Megjithëse rreth 13 përqind e popullsisë amerikane është e përbërë nga zezakët, ata nuk përfitojnë shumë nga pasuria, arsimi dhe mirëqenia në shoqërinë amerikane. Në të kundërt, pjesa më madhe e tyre përballe me probleme dhe vështirësi shumë të larta në shoqërinë amerikane. Diskriminimi racial dhe racizmi kanë qenë gjithmonë tipare të spikatura të shoqërisë amerikane dhe zezakët kanë qenë gjithmonë objektivi i skllavërisë, abuzimit të përhapur, vrasjeve dhe dhunës gjatë tre shekujve të historisë amerikane. Megjithëse lëvizja e zezakëve për të drejtat civile në vitet 1950 bëri të mundur heqjen e një valë abuzimesh dhe diskriminimesh ndaj të drejtave të njeriut, realiteti i shoqërisë së sotme amerikane është se diskriminimi racor vazhdon në dimensione dhe aspekte të ndryshme kundër tyre. Situata e shtetasve zezakë në Amerikë përkeqësohet ekonomikisht dhe shoqërisht dhe një nga manifestimet e faktit që është bërë shumë e qartë vitet e fundit është dhuna e tepruar dhe brutale e policisë amerikane kundër zezakëve. Viktimat kryesore të dhunës policore në Shtetet e Bashkuara janë njerëzit me ngjyrë, veçanërisht zezakët dhe kjo është një nga arsyet kryesore që protestat dhe trazira ndodhin herë pas here në një nga qytetet amerikane. Në fakt, diskriminimi racor, arsimor, profesional dhe shoqëror, si dhe aktet e dhunës ndaj zezakëve, janë bërë të zakonshme në një vend që pretendon se përhap demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, mbulimi i lajmeve, shqetësimeve apo problemeve të pakicës afrikano-amerikane e këtij vendi, bëhet në formë të papërshtatshme ose me imazh të shtrembëruar nga mediat amerikane. Gjatë presidencës së Donald Trump, presioni racist ndaj zezakëve është intensifikuar për shkak të qasjes së tij raciste. Në këtë drejtim, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka theksuar nevojën për një udhëheqje të denjë dhe konstruktive në Shtetet e Bashkuara për të larguar vendin nga kriza aktuale. "Sidomos në kohë krize, një vend ka nevojë që udhëheqësit e tij të dënojnë në mënyrë të qartë racizmin. Mendoni për atë se cfarë është ajo që i ka sjellë njerëzit në pikën e valimit; Dëgjoni, mësoni dhe ndërmerrni hapa për të adresuar me të vërtetë pabarazitë. Nëse Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të ecin përpara, ankesat e njerëzve në protesta që kanë ndodhur në qindra qytete amerikane duhet të dëgjohen dhe adresohen." tha Bashlet.

 


 

Tags