Merkel dënon racizmin e policës së Amerikës
(last modified Fri, 05 Jun 2020 10:57:59 GMT )
Qershor 05, 2020 12:57 Europe/Tirane
  • Merkel dënon racizmin e policës së Amerikës

Kancelarja e Gjermanisë ka dënuar vrasjen raciste të qytetarit zezak nga një polic i bardh në Amerikë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Angela Merkel të enjten ka dënuar veprimin e dhunshëm të një polici të bardh në Amerikë në vrasjen e zezakut Georg Floyd dhe këtë veprim e ka quajtur të papranueshëm. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e anashkalojnë problemin e racizmit në Gjermani teksa diskutojnë intensivisht për racizmin dhe brutalitetin e policisë në SHBA pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd

 “Kjo vrasje e George Floyd është shumë, shumë e tmerrshme. Racizmi është diçka e tmerrshme”, tha Merkel në një intervistë ekskluzive për transmetuesin publik ZDF.

“Racizmi ka qenë gjithmonë i pranishëm, por fatkeqësisht edhe ne e kemi atë. Së pari duhet të fshijmë para derës sonë”, theksoi ajo.

Merkel u përmbajt nga kritikat e hapura ndaj presidentit amerikan Donald Trump mbi trajtimin e tij të protestave pas vrasjes së George Floyd, por shprehu shqetësim për polarizimin në rritje në shoqërinë amerikane dhe shprehu shpresë për pajtim.

SHBA është përballur me protesta që nga java e kaluar kur një video u bë virale në të cilën shihej afro-amerikani Floyd duke u mbërthyer përtokë nga një polic i bardhë në Minneapolis teksa po arrestohej.

Tags