Cristiano Ronaldo, miliarderi i parë në historinë e futbollit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97608-cristiano_ronaldo_miliarderi_i_parë_në_historinë_e_futbollit
Super-ylli i portugez i ekipit të futbollit “Juventus” është bërë futbollisti me të ardhura më të larta në botë dhe futbollisti i parë që të shifra e të ardhurave të tij ka arritur mbi një miliardë dollarë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2020 08:59 Europe/Tirane
  • Cristiano Ronaldo, miliarderi i parë në historinë e futbollit

Super-ylli i portugez i ekipit të futbollit “Juventus” është bërë futbollisti me të ardhura më të larta në botë dhe futbollisti i parë që të shifra e të ardhurave të tij ka arritur mbi një miliardë dollarë.

Revista “Forbes” ka publikuar listën e re e të ardhurave më të larta të personaliteteve të njohura në të cilën Cristiano Ronaldo gjatë një viti të kaluar me të ardhura 105 milion dollarë, është pozicionuar në pozitën e katërt. Kjo shumë përfshinë rrogën e tij dhe bonuset dhe të ardhurat e fituara nga marketingu para heqjes së taksave të ndryshme.

Në këtë mënyrë të ardhurat e përgjithshme të Cristiano Ronaldo në 17 vitet e kaluara kanë arritur në një miliard dollarë. Ronaldo 35 vjeçar, gjatë karrierës së tij si futbollist, ka shënuar 725 gol dhe ai aktualisht është sportisti i tretë në histori që ka arritur këtë nivel të të ardhurave.

Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nuk kanë zbritur akoma në fushë, por rivaliteti mes tyre nuk mbaron kurrë. Kjo periudhë nuk ka pasur futboll prej koronavirusit, por yjet e mëdhenj vijojnë të fitojnë pafund.

Rrjetet sociale janë një mundësi e mirë për të shtuar shifrat në llogaritë bankare, sidomos “Instagram”, aty ku CR7 (219 milion ndjekës) me shokë ndiqen nga miliona persona.

Daily Mail ka bërë një studim, duke konfirmuar se emra si Ronaldo, Messi, Ibrahimovic dhe Neymar, janë pasuruar falë kontratave të sponsorizimit. Gjatë periudhës 12 mars-14 maj, CR7, Messi dhe Neymar, kanë publikuar në “Instagram” nga katër postime të sponsorizuara, duke përfituar shifra të majme.

Ylli i Juventusit kryeson dhe ka fituar 2.1 milion euro, ose mbi 470 mijë euro për post. Ai ndiqet nga kapiteni i Barcelonës me 1.45 milion euro dhe braziliani me 1.33 milion euro. Në listë nuk mungojnë emra si Shaquille O’Neal, David Beckham apo Ronaldinho.