Rusia të largohet nga Lindja e Mesme/ Reagon Moska
Ministria e Jashtme ruse ka kritikuar deklaratat e një zyrtari amerikan për domosdoshmërinë e tërheqjes së Rusisë nga rajoni i Azisë Perëndimore, duke thënë se përsëritja e fjalëve të tilla absurde nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit ishte thjesht një shenjë e uljes së cilësisë së standardeve profesionale në këtë institucion amerikan.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse reagoi ndaj pretendimeve të Nënsekretarit të Shtetit të SHBA për Çështjet e Lindjes së Mesme David Shankar se Moska duhet të largohet nga Lindja e Mesme. "Duket se ai nuk e kupton atë për çfarë po flet. Kjo është absurde. Është thjesht e pakuptimtë. Niveli i standardeve profesionale të DASH ka rënë shumë," tha Maria Zakharova.