Rusia: Cilësia e Departamentit Amerikan të Shtetit në ulje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97622-rusia_cilësia_e_departamentit_amerikan_të_shtetit_në_ulje
Rusia duke kritikuar deklaratën e një prej autoriteteve amerikane mbi domosdoshmërinë e tërheqjes së Moskës nga Azia Perëndimore, tha se të tilla deklarata tregojnë uljen e nivelit të cilësisë së Departamentit Amerikan të Shtetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2020 05:22 Europe/Tirane
  • Rusia: Cilësia e Departamentit Amerikan të Shtetit në ulje

Rusia duke kritikuar deklaratën e një prej autoriteteve amerikane mbi domosdoshmërinë e tërheqjes së Moskës nga Azia Perëndimore, tha se të tilla deklarata tregojnë uljen e nivelit të cilësisë së Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ministria e jashtme e Rusisë duke reaguar ndaj deklaratës së David Schenker zv/sekretar amerikan i shtetit për çështjet e Azisë perëndimore tha se deklarata e Schenker dëshmon për ulje e nivelit të cilësisë në standardet profesionale të Departamentit Amerikan të Shtetit. Schenker ditën e enjte ka akuzuar Moskën për gjoja rol destruktiv në rajonin e Azisë Perëndimore dhe tha se Amerika për 45 vjet përpiqet të ulë rolin e Rusisë në rajon. Kjo deklaratë e Schenker bëhet në kohën kur vetë Amerika është përgjegjës për të gjitha krizat në rajonin e Azisë Perëndimore. Kriza në Siri nisi në vitin 2011 dhe në Irak në vitin 2014 pas sulmeve të  grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika dhe aleatët e saj rajonalë si Arabia Saudite për ndryshimin e ekuacioneve në favor të regjimit sionist. Kriza në Jemen gjithashtu ka rrënjë amerikano-saudite.