Popujt e botës protestojnë kundër krimeve raciste të policisë amerikane
(last modified Sun, 07 Jun 2020 05:35:51 GMT )
Qershor 07, 2020 07:35 Europe/Tirane
  • Popujt e botës protestojnë kundër krimeve raciste të policisë amerikane

Me dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë botën janë ngritur në protesta për të dënuar vrasjen e tmerrshme të George Floyd nga policia amerikane.

Sipas një njoftimi të Nju Jork Times, protesta janë organizuar në vende si Australia, Anglia, Franca, Gjermania, Belgjika dhe shumë vende të tjera ku protestuesit duke mbajtur portretin e George Floyd kanë dënuar krimin e tmerrshëm dhe racist të policisë amerikane. Këto protesta janë organizuar në kohën kur funksionarët amerikanë janë përpjekur që të ndalojnë protestat kundër racizmit. Psh në Australi kryeministri i vendit është përpjekur që duke paralajmëruar mbi rrezikun e përhapjes së virusit korona të parandalojë organizimin e protestave kundër racizmit. Ministri i mbrojtjes i Anglisë gjithashtu duke paralajmëruar mbi rrezikun e virusit korona është munduar të parandalojë qytetarët që të organizojnë protesta kundër racizmi. Mirëpo me gjithë paralajmërimet dhe kushtet e rënda të motit, protestat në Angli janë organizuar në Londër, Mançester, Birmingem dhe qytete të tjera. E njëjta situatë është vënë re edhe në Gjermani, Francë, Japoni dhe Suedi. Ndërkohë autoritetet e Belgjikës kanë lejuar organizimin e protestave kundër racizmit dhe kundër vrasjes së tmerrshme të George Floyd për një afat dy orësh.
 

Tags