Trump largon Gardën Kombëtare
(last modified Sun, 07 Jun 2020 19:04:28 GMT )
Qershor 07, 2020 21:04 Europe/Tirane
  • Trump largon Gardën Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të dielën heqjen e trupave të Gardës Kombëtare nga Washington DC, pasi tensionet mes protestave në vend raportohet se kanë filluar të lehtësohen.

“Kam dhënë urdhër që Garda Kombëtare të fillojë procesin e tërheqjes nga Washington DC, pasi tani situata është nën kontroll”, ka shkruar Trump në Twitter. “Ata mund të kthehen sërish në qoftë se është e nevojshme”, u shpreh ai. Sipas mediave të huaja, ndërsa bëri të ditur vendimin, shumë protestues marshuan për në Shtëpinë e Bardhë, dhe sot shënohet edhe dita e 10-të e protestave në SHBA. Ndryshe protestat e zhvilluara si pasojë e vdekjes së George Floyd nga policia amerikane, po zhvillohen në disa vende të botës.

 

Tags