Moska: Racizmi në perëndim nuk mund të fshihet
(last modified Mon, 08 Jun 2020 05:32:28 GMT )
Qershor 08, 2020 07:32 Europe/Tirane
  • Moska: Racizmi në perëndim nuk mund të fshihet

Zëdhënësja e MPJ të Rusisë, shprehu shqetësimin nga racizmi strukturor në shoqërinë amerikane dhe tha se racizmi në perëndim nuk mund të fshihet.

Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë, në një intervistë për Rusia-1 tha se racizmi dhe mangësitë në sistemin shëndetësor publik janë dy sfida të mëdha për sistemin në Amerikë dhe shtoi se racizmi në shoqërinë perëndimore është në rritje. Zakharova edhe më herë ka shprehur shqetësime mbi dhunën e përdorur nga policia amerikane kundër protestuesve. Sipas saj sulmi ndaj gazetarëve në kohën kur ata po kryejnë punën e tyre është shkelje e ligjeve ndërkombëtare. Prej disa ditësh në Amerikë organizohen protesta kundër racizmit. Shkak i këtyre protestave është bërë vrasja e një afro-amerikani nga polici 25 vjeçar Darek Shouvin në qytetin Mineapolis. Policia dhe forcat e sigurimit të Amerikës me urdhër të Trump kanë shtypur dhunshëm protestuesit në Amerikë.

Tags