Trump firmos urdhrin për sanksione nadj Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97706-trump_firmos_urdhrin_për_sanksione_nadj_kinës
Donald Trump ka firmosur një vendim të Kongresi që kërkon sanksionimin e Kinës me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 09, 2020 03:28 Europe/Tirane
  • Trump firmos urdhrin për sanksione nadj Kinës

Donald Trump ka firmosur një vendim të Kongresi që kërkon sanksionimin e Kinës me pretekstin e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Kongresi amerikan ka kërkuar sanksionimin e Kinës për shkak të shtypjes së ujgurëve dhe grupet e tjera myslimane në Kinë. Marrëdhëniet mes Kinës dhe Amerikës janë tensionuar që nga përhapja e virusit koorona. Kina është kritikuar nga vendet e tjera, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për fshehjen e pandemisë dhe për keqmenaxhimin e saj. Kina deklaroi se ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetit menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit. Në një raport të që përshkruan veprimet e Kinës në luftimin e pandemisë, Zyra e Këshillit Shtetëror në vend thotë se Kina njoftoi menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetit, si dhe vendet përkatëse e organizatat rajonale për shpërthimin e Covid-19. Raporti shton se Kina ndau sekuencën e gjenomit dhe të dhënat specifike për zbulimin e COVID-19, dhe rregullisht njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vendet përkatëse me informacionin epidemik. Deri më tani janë shënuar 406 mijë viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar mbi 7 milion të infektuar në të gjithë botën.