Rusia e gatshme të bisedojë me Amerikën lidhur me Sirinë
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë njoftoi gatishmërinë e Moskës për tu futur në diskutime me Uashingtonin lidhur me Sirinë.
Sipas një njoftimi të Rusia Today, Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë ka thënë: Nëse Amerika shprehet e interesuar, ne do të zgjerojmë dialogun me Uashingtonin dhe ne shprehim gatishmërinë tonë. Edhe pse Amerika dhe Rusia kanë mosmarrëveshje lidhur me Sirinë, mirëpo bisedimet mes palëve vazhdojnë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Ushtria siriane duke marrë ndihmë nga këshilltarët e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë, i ka dhënë fund dosjes së pranisë së ISIS në këtë vend. Autoritetet e Sirisë vazhdimisht kanë theksuar se prania e forcave amerikane në Siri është e jashtëligjshme dhe vetëm me qëllimin e grabitjes së burimeve dhe pasurisë kombëtare të Sirisë.