Mbi 820 milion njerëz në botë të uritur
Qershor 10, 2020 07:48 Europe/Tirane
Mbi 820 milion njerëz në botë vuajnë nga uria.
Kështu është shprehur António Guterres sekretari I përgjithshëm i OKB i cili paralajmëroi mbi shtimin e të uriturve në botë për shkak të virusit korona. Sot në botë ushqim ka në masë të mjaftueshme për 7.8 miliard njerëz por për fat të keq 820 milion njerëz vuajnë nga uria e cila është shtuar për shkak të virusit korona, tha në fjalën e tij António Guterres. Sekretari i përgjithshëm i OKB gjithashtu kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për shpëtimin e jetës së miliona njerëzve. Ai virusin Covid-19 e quajti një kërcënim për sigurinë ushqimore të shumë njerëzve.
Tags