Vazhdojnë protestat kundër racizmit në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97738-vazhdojnë_protestat_kundër_racizmit_në_nju_jork
Në Nju Jork kanë vazhduar protestat kundër racizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 10, 2020 07:48 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër racizmit në Nju Jork

Në Nju Jork kanë vazhduar protestat kundër racizmit.

Njëkohësisht me ceremoninë varrimit të George Floyd, në shumë qytete të Amerikës janë organizuar protesta kundër racizmit. Protestuesit në këto protesta kanë hedhur slogane si “ Jeta e zezakëve ka rëndësi” dhe kanë dënuar racizmin. Ata theksuan domosdoshmërinë e ndërprerjes së dhunës dhe diskriminimit racor në Amerikë. Një prej sloganeve të protestuesve ishte “ S’ka qetësi pa drejtësi”. Protestuesit e mbledhur përballë shtëpisë së bardhë kanë kërkuar drejtësi sociale për të gjithë amerikanët. Në këto protesta ishin të pranishëm edhe familjarët e viktimave të kaluara të dhunës policore në Amerikë.