Shtohet pasiguria dhe uria në vendet më të varfra të botës.
Sipas raportit të Institutit Hulumtues Ndërkombëtar, lëkundjet dhe tronditjet ekonomike të krijuara si pasojë e shpërthimit të virusit Korona, mund të rezultojnë me shpërthimin e pasigurisë, destabilizimit dhe shtimit të varfërisë në vende të cilat përballen me borxhe të mëdha.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se një institut për hulumtime ndërkombëtare ka deklaruar se tronditjet ekonomike të shkaktuara si pasojë e përhapjes së virusit Korona, gjatë viteve të ardhshme mund të rezultojnë me shpërthimin e pasigurive, destabilizimit dhe me shtimin e varfërisë në vendet të cilat kanë borxhe të mëdha dhe nga aspekti politikë kanë një gjendje të brishtë dhe të paqëndrueshme.
Instituti Ekonomia dhe Paqja (IEP me seli në Australi, me publikimin e raportit të tij vjetor në lidhje me indeksin e paqes globale –indeksin për matjen dhe vlerësimin e paqes dhe qetësisë relative në vende – ka deklaruar se ndikimet e përhapjes së virusit Korona në realitet do të shkatërrojnë zhvillimin dhe progresin shoqëror-politik shumë vjeçar në disa vende të botës.
Steve Kellelea, shefi i institutit ndërkombëtar IEP, gjithashtu ka deklaruar se gjendja më e keqe akoma është në rrugë përpara. Vendet të cilat përballojnë vuajtje dhe vështirësi më të mëdha, në realitet janë ato vende të cilat aktualisht kanë gjendje të brishtë, sepse ato janë pikërisht ato vende të cilat në përgjithësi kanë nivel më të lartë të mungesës së sigurisë ushqimore. Këto shtete gjithashtu nga aspekti politik, gëzojnë një qëndrueshmëri më të ulët dhe kanë ekonomi më të dobët”.