Trump jep urdhër për sanksionimin e GJND
Presidenti amerikan Donald Trump ka nxjerrë një urdhër për sanksionimin e GJND nga aspekti ekonomik dhe i udhëtimit të funksionarëve të kësaj gjykate.
GJND ka kryer hetime mbi krimet e luftës të ushtarakëve amerikanë dhe agjentëve informativ të Amerikës gjatë luftës në Afganistan dhe për këtë është futur në sanksione nga ana e qeverisë Trump. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit gjithashtu ditën e enjte në një konferencë për shtyp ka thënë se sanksionet ndaj GJND vendosen për shkak të hetimit të krimeve të luftës së ushtarakëve amerikanë dhe pushtuesve të Kodsit. GJND muajin mars kreu hetime mbi krimet e luftës dhe veprimet çnjerëzore të ushtarëve amerikanë në Afganistan përgjatë viteve 2003-2014 dhe për torturat e kryera nga agjentët e CIA-s amerikane në Poloni, Rumani dhe Lituani. Aktualisht Amerika është nën presion të madh nga popullit dhe politikanët afganë për tërheqjen e trupave nga Afganistani.