Trump jep urdhër për sanksionimin e GJND
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97791-trump_jep_urdhër_për_sanksionimin_e_gjnd
Presidenti amerikan Donald Trump ka nxjerrë një urdhër për sanksionimin e GJND nga aspekti ekonomik dhe i udhëtimit të funksionarëve të kësaj gjykate.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 12, 2020 05:45 Europe/Tirane
  • Trump jep urdhër për sanksionimin e GJND

Presidenti amerikan Donald Trump ka nxjerrë një urdhër për sanksionimin e GJND nga aspekti ekonomik dhe i udhëtimit të funksionarëve të kësaj gjykate.

GJND ka kryer hetime mbi krimet e luftës të ushtarakëve amerikanë dhe agjentëve informativ të Amerikës gjatë luftës në Afganistan dhe për këtë është futur në sanksione nga ana e qeverisë Trump. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit gjithashtu ditën e enjte në një konferencë për shtyp ka thënë se sanksionet ndaj GJND vendosen për shkak të hetimit të krimeve të luftës së ushtarakëve amerikanë dhe pushtuesve të Kodsit. GJND muajin mars kreu hetime mbi krimet e luftës dhe veprimet çnjerëzore të ushtarëve amerikanë në Afganistan përgjatë viteve 2003-2014 dhe për torturat e kryera nga agjentët e CIA-s amerikane në Poloni, Rumani dhe Lituani. Aktualisht Amerika është nën presion të madh nga popullit dhe politikanët afganë për tërheqjen e trupave nga Afganistani.