Shtohet numri i të infektuarve me Covid-19 në Amerikë
Numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar 121.628 në të gjithë botën gjatë 24 orëve të fundit. Të dhënat janë marrë nga harta e Johns Hopkins University.
Në total, janë infektuar 7,360,239 njerëz nga koronavirusi. Numri më i lartë i të infektuarve është në Shtetet e Bashkuara (2.000.464), Brazili (772.416), Rusia (493.023), Mbretëria e Bashkuar (291.588), India (276.583), Spanja (242.280) dhe Italia (235.763). Një ditë më parë shteti i Arizonës ka raportuar një rekord të numrit të pacientëve, kjo për shkak të një grupi turistësh që u panë duke qarkulluar në një festë të mbajtur në fund të muajit. Eksperti i sëmundjeve infektive në Amerikë Dr. Anthony Fauci në një deklaratë të tij është shprehur se pandemia nuk ka kaluar ende dhe rihapja graduale e shteteve dhe rikthimi në normalitet mund të intensifikohen ritmet e përhapjes së infeksionit.