Trump: Pushtimi i Seatelit duhet të përfundojë tani
(last modified Sat, 13 Jun 2020 07:01:49 GMT )
Qershor 13, 2020 09:01 Europe/Tirane
  • Trump: Pushtimi i Seatelit duhet të përfundojë tani

President amerikan duke reaguar ndaj protestave në Seatel që organizohen kundër racizmit dhe diskriminimit në Amerikë dhe kundër vrasjes së zezakut George Floyd, ka thënë se pushtimi i Seatel duhet të përfundojë tani.

Pas publikimit të një raporti mbi atë se një pjesë e vogël në Seatel është sulmuar nga radikalë të majtë dhe është shpallur rajon autonom, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër. Trump në faqen e tij në Twitter deklaroi se anarkistët kanë pushtuar Seatelin dhe kërcënoi duke thënë: Tani merrni mbrapsht qytetin tuaj. Nëse nuk e bëni këtë unë do ta bëj. Kurrë nuk lejojmë që Seatelit të merret dhe pushtohet nga disa anarkistë. Më herët mediat kishin raportuar se 3 grupe paramilitare të varur nga grupi majtist Antifa kanë pushtuar një pjesë të qytetit Seatel. Trump më herët kishte kërcënuar se grupi Antifa është një grup terorrsit. Me përdorimin e termit terrorist për disa grupe të brendshme në Amerikë mesa duket Donald Trump po mundohet të gjejë mënyrë për të justifikuar dhunën e përdorur ndaj protestuesve. Në këtë mënyrë ai po mundohet të shuajë me forcë protestat e gjera në Amerikë mes tyre në Seatel.

Tags