Facebook reagon ndaj tonit të dhunshëm të presidentit Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97816-facebook_reagon_ndaj_tonit_të_dhunshëm_të_presidentit_trump
Kreu i Facebook-ut e ka quajtur të pështirë tonin e dhunshëm të presidentit amerikan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2020 04:31 Europe/Tirane
  • Facebook reagon ndaj tonit të dhunshëm të presidentit Trump

Kreu i Facebook-ut e ka quajtur të pështirë tonin e dhunshëm të presidentit amerikan.

Sipas të përjavshmes News Week, Mark Zuckerberg, themeluesi dhe drejtuesi i rrjetit sociale Faceboook duke reaguar ndaj një letre të dijetarëve amerikanë ka shkruar: Toni dhe gjuha përçarëse dhe luftënxitëse e Donald Trump është e pështirë. Kreu i Facebook pas publikimit të kësaj letre tha se do të përballet me pabarazinë racore. 143 dijetarë në Amerikë të cilët marrin fonde nga Facebook ditën e dielë i kanë shkruar një letër Zuckeberg ku kanë thënë: Duke pasur parasysh njoftimin e kësaj kompanie heqja e mesazhit të Trump lidhur me mbështetjen për përdorimin e armëve kundër protestuesve që janë ngritur kundër racizmit është e pamoralshme. Kanali Twitter gjithashtu disa kohë më parë ka censuruar kërcënimet e Trump dhe ka vendosur paralajmërimin Rrezik që të cilën Facebook nuk e ka. Në të gjithë Amerikën dhe Evropën janë organizuar protesta kundër dhunës policore në Amerikë që ka çuar në vrasjen e shtetasit afro-amerikan George Floyd.