Protesta të dhunshme në Londër
(last modified Sat, 13 Jun 2020 19:42:50 GMT )
Qershor 13, 2020 21:42 Europe/Tirane
  • Protesta të dhunshme në Londër

Policia britanike u përball sot me sulme të forta gjatë konfrontimeve me demonstruesit në Londër, ku mijëra protestues u mblodhën me gjithë paralajmërimet për të shmangur protestat.

Sipas mediave britanike, grupe të shumta u mblodhën në qendër të kryeqytetit, duke pretenduar se po mbronin statujat nga aktivistët anti-racizëm. Sekretari i Brendshëm, Priti Patel, e përshkroi dhunën si “një sulm tërësisht të papranueshëm”. Disa demonstrata anti-racizëm janë zhvilluar gjithashtu në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë në Londrën qendrore. Ndërkohë Policia metropolitane kishte vendosur kufizime për disa grupe që synonin të protestonin, pas skenave të dhunshme fundjavën e kaluar. Po sipas medieve, grupe të ndryshme nga e gjithë vendi, përfshirë aktivistë të krahut të djathtë, thanë se kishin ardhur në Londër për të mbrojtur simbolet e historisë britanike, pasi statujat e shumë figurave historike britanike të njohura për racizëm dhe skllavërimin e afrikanëve, u rrëzuan dhe u zhdukën.

 

Tags