ShBA, rritje e rasteve të reja me COVID-19
Rreziku për një valë të dytë të pandemisë së COVID-19 duket më pranë sidomos në SHBA. Të dhënat e universitetit“Johns Hopkins”, flasin për një rritje të rasteve të reja me koronavirus, në të paktën 20 shtete, në dy javët e fundit.
Ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve dhe hapja e ekonomisë, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem. Pas lehtësimit të kufizimeve të lidhura me COVID 19 në ShBA, në të paktën 20 shtete po vihet re një rritje të rasteve të reja me koronavirus në dy javët e fundit. Të dhënat janë publikuar nga universiteti“Johns Hopkins”, ndërsa zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë se virusi vazhdon të jetë një problem. Një analizë e mediave amerikane për të dhënat mbi testimet për të identifikuar praninë e koronavirusit, zbuloi se në 21 shtete nga e hëna, mesatarja shtatëditore e rasteve të reja për frymë ishte më e lartë se mesatarja e shtatë ditëve të mëparshme. Ekspertët mendojnë se të paktën në disa raste është bërë shkak heqja e kufizimeve për qëndrim në shtëpi dhe hapja e ekonomisë. ShBA ka mbi 2 milionë të infektuar dhe mbi 117 mijë viktima që prej fillimit të pandemisë, e ndjekur nga Brazili që gjithashtu do të jetë terreni i testimit për një vaksinë kundër koronavirusit që po zhvillohet nga Universiteti i Oxfordit në Britani.