Jep dorëheqjen kryetarja e policisë në Atalanta
(last modified Sun, 14 Jun 2020 04:53:30 GMT )
Qershor 14, 2020 06:53 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqjen kryetarja e policisë në Atalanta

Erica Shilds kryetare e policisë në Atalanta ka dhënë dorëheqjen për shkak të vrasjes së një të riu zezak 27 vjecar me pistoletë elektrike nga një polic i këtij qyteti.

Lajmi për dorëheqjen e kryetares së policisë së Atalantës është dhënë nga Kisha Lans Batumez kryebashkiake e këtij qyteti. I riu 27 vjeçar u vra në kohën kur ai ishte duke parkuar makinën e tij në një restorant. Pamjet e filmuara tregojnë se 2 oficerë policie janë konfrontuar me personin në fjalë dhe pasi nuk kanë mundur ta arrestojnë ndaj tij kanë përdorur armët elektrike. I riu më pas është transferuar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Protesta e kryetares së policisë në Atalanta vjen në kohën kur në të gjithë Amerikën janë përhapur protestat kundër racizmit. Shkak për nisjen e këtyre protestave është bërë vrasja e afro-amerikanit George Floyd nga një polic i bardh më datë 25 maj.

Tags