Korona e detyron Brazilin të hapë edhe varret e vjetra
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97858-korona_e_detyron_brazilin_të_hapë_edhe_varret_e_vjetra
Me shtimin e paparë të numrit të viktimave të shkaktuara nga virusi Korona në Brazil, autoritetet e këtij vendi aktualisht po përballen edhe me problemin e gjetjen e vendit për varrimin e kufomave, prandaj ata kanë filluar të hapin varret e vjetra të të vdekurve dhe kufomat e viktimave të virusit Korona t'i fusin në ato varre.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 14, 2020 13:59 Europe/Tirane
  • Korona e detyron Brazilin të hapë edhe varret e vjetra

Me shtimin e paparë të numrit të viktimave të shkaktuara nga virusi Korona në Brazil, autoritetet e këtij vendi aktualisht po përballen edhe me problemin e gjetjen e vendit për varrimin e kufomave, prandaj ata kanë filluar të hapin varret e vjetra të të vdekurve dhe kufomat e viktimave të virusit Korona t'i fusin në ato varre.

Gazeta angleze "Metro" ka njoftuar se autoritetet e Brazilit për varrimin e numrit të madh të kufomave të viktimave të shkaktuara nga virusi Korona, po përballen me mungesë të madhe të vendit dhe janë detyruar për hapur vend dhe varrosur kufomat e të vdekurve, të hapin varrezat e vjetra dhe këto kufoma t'i fusin në varreza të vjetra.

Si pasojë e shtimit të numrit të viktimave të shkaktuara nga virusi Korona në Sao Paulo, qytetin më të madh të Brazilit, dhe mungesës së vendit të mjaftueshëm për varrosjen e kufomave, autoritetet braziliane kanë vendosur ata të cilët kanë vdekur para më shumë se tre viteve, të hapen varrezat e tyre dhe mbetjet e trupave të tyre të mblidhen dhe të futen në kontejnerë për t'u ruajtur.

Në Brazil, vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID-19, me 892 vdekje të reja në 24 orët e fundit është rritur në 42.729 numri i viktimave.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se me 892 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 42.720 ndërsa me 21.704 raste të reja ka arritur në 850.514 numri i rasteve.