Revolta në SHBA, reagon Putin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97867-revolta_në_shba_reagon_putin
Në reagimin e tij të parë për protestat në Shtetet e Bashkuara, presidenti rus theksoi se problemi me sistemin politik amerikan është se partitë vendosin interesat e tyre mbi interesat e njerëzve dhe të shoqërisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 14, 2020 20:25 Europe/Tirane
  • Revolta në SHBA, reagon Putin

Në reagimin e tij të parë për protestat në Shtetet e Bashkuara, presidenti rus theksoi se problemi me sistemin politik amerikan është se partitë vendosin interesat e tyre mbi interesat e njerëzve dhe të shoqërisë.

Putin tha se protestat dhe trazirat në Shtetet e Bashkuara janë shenja të një krize të thellë të brendshme në atë vend. Duke vënë në dukje se kriza kishte ekzistuar në Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë para presidencës së Donald Trump, ai shtoi: "Ajo që po ndodh në Shtetet e Bashkuara sot pasqyron krizën e thellë të brendshme në atë vend. " "Pasi Trump fitoi zgjedhjet në një atmosferë plotësisht demokratike dhe transparente, pala kundërshtare shpiku të gjitha llojet e historive për të vënë në dyshim legjitimitetin e tij," tha ai, duke ju referuar akuzave për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016. "Unë mendoj se problemi është se grupet dhe partitë amerikane kanë vendosur interesat e tyre mbi interesat e shoqërisë në tërësi," tha Presidenti rus. Shtetet e Bashkuara për rreth tre javë kanë qenë arena e protestave pas vrasjes raciste të shtetasit afro-amerikan George Floyd.