Avionët turq sulmojnë pozicionet e PKK në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97874-avionët_turq_sulmojnë_pozicionet_e_pkk_në_veri_të_irakut
Ministria e mbrojtjes e Turqisë njoftoi nisjen e operacionit kundër pozicioneve të grupit PKK në veri të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 15, 2020 07:06 Europe/Tirane
  • Avionët turq sulmojnë pozicionet e PKK në veri të Irakut

Ministria e mbrojtjes e Turqisë njoftoi nisjen e operacionit kundër pozicioneve të grupit PKK në veri të Irakut.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë ka njoftuar se forcat turke kanë filluar operacionin "Kthetra-Shqiponja" kundë terroristëve, transmeton Anadolu Agency (AA). "Ka filluar operacioni 'Kthetra-Shqiponja'. Avionët tanë po shkatërrojnë terroristët", shkroi Ministria turke e Mbrojtjes në llogarinë e saj në Twitter. Në këtë operacion janë angazhuar 31 avionë F-16 për të sulmar rajonet Kandil, Dari Makhmur dhe Cengal në Irak.