Gjermania dënon kërcënimet e Amerikës kundër sigurisë energjetike në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97878-gjermania_dënon_kërcënimet_e_amerikës_kundër_sigurisë_energjetike_në_evropë
Pas futjes së Donald Trump në Shtëpinë e bardhë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Berlinit janë ulur në nivel aq të madh saqë kanë krijuar tensione mes Evropës dhe Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2020 02:36 Europe/Tirane
  • Gjermania dënon kërcënimet e Amerikës kundër sigurisë energjetike në Evropë

Pas futjes së Donald Trump në Shtëpinë e bardhë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Berlinit janë ulur në nivel aq të madh saqë kanë krijuar tensione mes Evropës dhe Amerikës.

Pas parashtrimit të çështjes së largimit të forcave amerikane nga Gjermania, aktualisht një tjetër çështje ka ngjallur irritimin e autoriteteve të Berlinit kundrejt Uashingtonit. Qeveria gjermane është shprehur e pakënaqur nga vendimi i i Amerikës për të sanksionuar ato organe dhe kompani gjermane të cilat bashkëpunojnë në ndërtimin e linjës së tubacionit për transferimin e gazit të quajtur Nord Stream-2. Ministria e jashtme e Gjermanisë duke kritikuar ashpër këtë vendim atë e ka quajtur ndërhyrje serioze në sigurinë e energjisë dhe pavarësinë e Evropës. Një gazetë gjermane duke u mbështetur në deklaratën e ministrisë së jashtme të Gjermanisë shkruan: të tilla veprime ndëshkuese kundër një projekti gazi është ndërhyrje serioze në sigurinë e energjisë së Evropës dhe pavarësinë e saj. Ministria e jashtme e Gjermanisë nuk i pranon këto sanksione dhe ndikimin e tyre jashtë rajonal. Richard Granell ish ambasador i Amerikës në Gjermani kohë më parë në një takim me ligjvënësit e Kongresi amerikan ka deklaruar se sanksionimi i linjës së transportit të gazit Nord Stream-2 ka konfirmimin e gjerë të përfaqësuesve demokratë dhe republikanë. Ai tha se duke pasur parasysh fushatën elektorale, procesi i nxjerrjes së ligjit në këtë çështje mund të përshpejtohet. Grenell gjithashtu ka kërkuar nga qeveria gjermane që të rishikojë politikat e saj kundrejt Rusisë. Nga ana tjetër shumë funksionarë të lartë të Gjermanisë kanë kritikuar ashpër këtë vendim të Amerikës. Frits Folgen Travei, zëdhënës i politikave mbrojtëse të fraksionit të partisë social demokrate të Gjermanisë ka thënë: Amerika ka ndërmarrë një politikë hegjemoniste. Zgjerimi i marrëdhënieve të Rusisë dhe Evropës në fushën e energjisë ka ngjallur reagimin e negativ të Amerikës dhe për këtë arsye Amerika në buxhetin e vitit 2020 ka përcaktuar sanksione ndaj transportuesit të gazit që Rusia po ndërton në Evropë të quajtur Nord Stream-2. Donald Trump president i Amerikës në maj 2019 ka kritikuar ashpër projektin e gazsjellësit Nord Stream-2 i cili po ndërtohet me një fond prej 11 miliard dollarësh dhe atë e ka quajtur një “ Armë Gjeopolitike” duke shtuar se ky projekt shton varësinë e Evropës tek gazi i Rusisë. Uashingtoni shumë herë ka paralajmëruar mbi varësinë e madhe të Evropës tek gazi i Rusisë dhe ka ndërmend të vendosë sanksione ndaj projekteve të rëndësishme të  gazit. Dimitri Peskov zëdhënës i Kremlinit ka thënë: Sanksionet e Amerikës ndaj gazsjellësit Nord Stream-2 janë shkelje e hapur e ligjeve ndërkombëtare dhe shembull i konkurrencës së pabarabartë. Ritmi i shpejtësisë së ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream-2 pritet të bjerë për shkak të sanksioneve dhe largimit të disa kontraktorëve nga procesi I ndërtimit. Megjithatë Rusia e cila ka interesa të shumta nga ndërtimi i këtij gazsjellësi ka premtuar se do ta ndjekë vetë procesin e ndërtimit të linjës në fjalë. Deri tani nga 2460 km gjatësi që ka e gjithë linja e gazsjellësit, janë ndërtuar 2300 km tubacione. Gazsjellësi Nord Stream-2 kalon nëpërmjet detit Balltik dhe përfundon në Gjermani. Kompania ruse Gazprom, e cila është zbatuesja kryesore e projektit të ndërtimit së bashku me disa kompani franceze, austriake, holandeze, britanike dhe gjermane, Si Shell, OMV, Uniper, Wintershall, janë duke ndërtuar linjës Nord Stream-2. Rusia është ekspertuesi kryesor i gazit në Evropë. Përveç Gjermanisë edhe BE është i interesuar shumë për vazhdimin e këtij projekti. BE jo vetëm që sanksionet amerikane kundër Nord Stream-2 i konsideron në dëm të interesave të Evropës por atë e konsideron ndërhyrje direkte në punët e brendshme të Evropës dhe shkelje e ligjeve të BE. Megjithatë Amerika duke përdorur armën e vendosjes së sanksioneve vazhdon të imponojë me forcë kërkesat dhe qëllimet e saj në Evropë për tu përballur me shtimin e pranisë së Rusisë në këtë rajon. Pikërisht kjo çështje është bërë shkak për zgjerimin e ndasive në dy anët e atlantikut, sidomos për faktin se Evropa tani e ka kuptuar se Amerika për të realizuar qëllimet dhe kërkesat e saj të tepruara jo vetëm i kundërvihet armiqve dhe rivalëve të saj por i kundërvihet me sanksione edhe partnerëve dhe aleatëve të  vet.