Fillon takimi i Këshillit të Guvernatorëve të ANEA-s
Takimi i vendeve anëtare të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA për shkak të përhapjes së virusit Korona, për herë të parë ka filluar punimet me anë të videokonferencave virtuale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se takimi i vendeve anëtare të KG të ANEA ka filluar sot nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta virtuale.
Raporti vjetor i bashkëpunimeve teknike të vitit 2019, bashkëpunimi i ANEA-s me Iranin duke marrë parasysh rezolutën 2231 të vitit 2015 të KS të OKB, raporti i zbatimit të marrëveshjes për inspektime në vitin 2019, si dhe zbatimi i inspektimeve në Korenë Veriore janë prej temave që do të diskutohen ditën e sotshme.
Ishte parashikuar se gjatë këtij takimi të Këshillit të Guvernatorëve, Rafael Grossy, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, në selinë e këtij institucioni ndërkombëtar do t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.