Vdes piloti amerikan në brigjet e Anglisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97887-vdes_piloti_amerikan_në_brigjet_e_anglisë
Trupi i një piloti është zbuluar pasi një aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua në Detin e Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2020 19:17 Europe/Tirane
  • Vdes piloti amerikan në brigjet e Anglisë

Trupi i një piloti është zbuluar pasi një aeroplan luftarak i Forcave Ajrore të SHBA-së u rrëzua në Detin e Veriut.

Sipas mediave të huaja, F-15C Eagle, u rrëzua menjëherë pas orës 09:30 sipas kohës britanike ndërsa ishte në një mision stërvitor. Pjesët e aeroplanit të shkatërruar, që mendohet të jetë rrëzuar 74 milje detare në brigjet e East Yorkshire, u gjetën më herët. Së paku deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes. Një zëdhënëse e 48th Fighter Wing në RAF Lakenheath ka thënë se piloti i aeroplanit të rrëzuar është lokalizuar, duke konfirmuar vdekjen e tij.