Demokratët e Amerikës kundërshtojnë pushtimin e Bregut Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97907-demokratët_e_amerikës_kundërshtojnë_pushtimin_e_bregut_perëndimor
Tetë kandidatë të Partisë Demokrate në zgjedhjet për Senatin e Amerikës kanë kundërshtuar planin e regjimit sionist për aneksimin e Bregut Perëndimor.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2020 11:16 Europe/Tirane
  • Demokratët e Amerikës kundërshtojnë pushtimin e Bregut Perëndimor

Tetë kandidatë të Partisë Demokrate në zgjedhjet për Senatin e Amerikës kanë kundërshtuar planin e regjimit sionist për aneksimin e Bregut Perëndimor.  

Gazeta izraelite “Times” njoftoi se këta tetë kandidatë të Partisë Demokrate ditën e hënë kanë lëshuar deklarata të ndara dhe kanë kundërshtuar planin e regjimit sionist për pushtimin dhe aneksimin e Bregut Perëndimor dhe sa më shumë që po afrohet koha e zbatimit të këtij plani, numër më i madh i demokratëve po i bashkohen fushatës kundër këtij plani.

Joe Baiden, kandidati i Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë, Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 28 anëtarë demokrat të Senatit gjatë javëve të fundit kanë kundërshtuar këtë plan të regjimit sionist.