Bombarduesit B-52 i afrohen Shën Petersburgut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97911-bombarduesit_b_52_i_afrohen_shën_petersburgut
Dy bombardues strategjikë amerikanë të aftë të mbajnë armë bërthamore kanë fluturuar gjatë mbi detin Baltik pranë qytetit rus të Shën Petersburgut, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 16, 2020 19:35 Europe/Tirane
  • Bombarduesit B-52 i afrohen Shën Petersburgut

Dy bombardues strategjikë amerikanë të aftë të mbajnë armë bërthamore kanë fluturuar gjatë mbi detin Baltik pranë qytetit rus të Shën Petersburgut, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.

Sipas Pentagonit, dy bombarduesit strategjikë amerikanë B-52H Stratofortress duke u ngritur nga baza e Forcave Ajrore Minot në Dakotën e Veriut bënë një fluturim prej disa orësh në qiellin e rajonit të Detit Baltik. Aeroplanët fluturuan mbi Riga, kryeqytetin e Republikës së Letonisë, Tallinn, kryeqytetin e Estonisë, si dhe ishullin Vaindloo, në Estoni, në Gjirin e Finlandës, rreth 180 kilometra larg nga qyteti rus i Shën Petersburgut. Ndërkohë, agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar Departamentin e Mbrojtjes së Rusisë, ka njoftuar se avionët luftarakë të Aviacionit rus Su-27 janë ngritur për të interceptuar bombarduesit strategjikë të Forcës Ajrore amerikave B-52H Stratofortress mbi detin Baltik. "Më 15 qershor 2020, paralajmërimi i hershëm i Forcës së Mbrojtjes Ajrore të Qarkut Ushtarak Perëndimor zbuloi me kohë operacionet e bombarduesve të  Forcave Ajrore të SHBA dhe avionëve të zbulimit të një shteti të huaj mbi ujërat neutrale të Detit Baltik, ku avionët kërcënues u shoqëruan nga aeroplanët luftarakë rusë ", tha ministria në një deklaratë.