Evropa kërkon heqjen e sanksioneve të Uashingtonit kundër GJND
BE ka kërkuar nga Uashingtoni të heqë sanksionet e papranueshme dhe të pashoq të tij kundër punonjësve të GJND.
Josep Borrel, shefi i politikës së jashtme të BE në një deklaratë të tij ka shprehur shqetësime mbi sanksionimin e punonjësve të GJND dhe ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për këtë gjykatë. Donald Trump më 11 qershor vendosi sanksione ndaj disa gjyqtarëve dhe punonjësve të GJND për shkak të hetimeve që kjo gjykatë po kryen për krimet e luftës së ushtarëve amerikanë në Afganistan. Trump ka kërcënuar se kjo gjykatë do të ndëshkohet edhe më shumë në rast se nuk vepron sipas dëshirës së Uashingtonit lidhur me veprimtarinë e ushtarëve amerikanë në Afganistan. Ndërkohë GJND me një deklaratë të publikuar më 12 qershor deklaroi se sanksionet janë të papranueshme dhe ato nuk ndikojnë në verdiktet e kësaj gjykate.