Policia franceze sulmon protestuesit
(last modified Thu, 18 Jun 2020 05:23:31 GMT )
Qershor 18, 2020 07:23 Europe/Tirane
  • Policia franceze sulmon protestuesit

Protesta e bluzave të bardha në Francë ka përfunduar me dhunën e ushtruar nga policia.

Me mijëra punonjës të spitaleve dhe shërbimeve mjekësore në Francë ditën e mërkurë janë ngritur në protesta kundër pagës së tyre dhe kushteve të punës. Protestat janë organizuar në Paris dhe në qytete të tjera të Francës. Sipas burimeve informative policia franceze për shpërndarjen e protestuesve ka përdorur gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Pjesëmarrësit në këto protesta kanë kërkuar rritje page dhe ndërprerjen e programit për mbylljen e qendrave mjekësore dhe për uljen e numrit të shtretërve nëpër spitale. Në Paris protesta është organizuar nga të paktën 18 mijë punonjës të shëndetësisë. Bluzat e Bardha në Francë prej muajsh kundërshtojnë gjendjen e pagave, shpërblimeve dhe kushtet e tyre të punës. Protesta e tyre ndaj kushteve në sektorin e shëndetësisë ka nisur prej 14 muajsh dhe aktualisht me përhapjen e virusit korona është shtuar edhe më shumë.

Tags