Amerika rinovon sanksionet kundër Koresë së Veriut
Presidenti amerikan ka rinovuar sanksionet kundër Koresë së veriut edhe për një vit tjetër.
Urdhri ekzekutiv i lëshuar nga qeveria Trump thekson vendosjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit raketor bërthamor dhe balistik të këtij vendi. Më herët KS i OKB me pretekstin e lëshimit të disa raketave ndërkontinentale nga ana e Koresë së Veriut dhe i ndikuar nga presionet e SHBA ka vendosur disa herë sanksione ndaj Koresë së Veriut. Sanksionet e Amerikës kundër Koresë së Veriut rivendosen në kohën kur tensionet mes dy Koreve janë shtuar. Pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me Korenë e Jugut, Koreja e Veriut iu kthye ish-retorikës së saj të ashpër kundër jugut, duke kërcënuar ta kthejë atë në një "det zjarri". Pheniani përsëri mund të zotohet që ta kthejë Seulin në një det zjarri dhe madje të kryejë edhe kërcënime edhe më të tmerrshme, në varësi të fjalorit të përdorur nga Koreja e Jugut, tha sot (e mërkurë) agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA. Kjo media që pasqyron qëndrimet zyrtare të qeverisë së Phenianit paralajmëroi më tej Korenë e Jugut se zhurma e shpërthimit të zyrës së ndërlidhjes së përbashkët të dy Koreve mund të jetë një prelud i "prishjes së plotë të marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut". Të dyja Koretë janë teknikisht në luftë me njëra-tjetrën pasi në konfliktin e mes shekullit të kaluar nuk mundën të arrijnë një marrëveshje për paqe. Koreja e Veriut fillimisht e përdori termin "det zjarri" në vitin 1994 pasi dëboi inspektorët bërthamorë ndërkombëtarë, dhe që atëherë e ka përdorur atë në mënyrë të përsëritur në kërcënimet e saj kundër Koresë së Jugut.