Rusia dënon komentimet seleksionuese të marrëveshjes bërthamore nga Amerika
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë duke kritikuar komentimet e njëanshme të Amerikës lidhur me marrëveshjen bërthamore ka paralajmëruar se një veprimtari e tij dobëson kredibilitetin e KS të OKB.
Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë tha se komentimet seleksionuese të marrëveshjes bërthamore nga ana e Amerikë janë një goditje dhe veprimet e Uashingtonit nuk përputhen aspak me rezolutën 2231 të KS të OKB. Ministri i jashtëm i Rusisë gjithashtu ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe kërcënimet e Amerikës për sanksionimin e atyre vendeve që bashkëpunojnë me Iranin apo mundohen për heqjen e embargos së armatimeve, i ka cilësuar të jashtëligjshme. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili priti në Moskë homologun e tij iranian Muhamed Xhavad Zarif, tha se vendi i tij do të kundërshtonte përpjekjet e disa vendeve me qëllim të dobësimit të marrëveshjes bërthamore të Iranit. Ai tha se Rusia do të përballet me përpjekjet e disa vendeve për të përdorur Këshillin e Sigurimit të OKB si një mjet për të minuar marrëveshjen bërthamore iraniane. Deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus vijnë në përgjigje të veprimeve të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vazhdimin e embargos së armëve të vendosur ndaj Iranit, që pritet të përfundojë në Tetor 2020 sipas kushteve të marrëveshjes bërthamore dhe Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit.