Përplasje Francë-Turqi në Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97946-përplasje_francë_turqi_në_mesdhe
Franca ka denoncuar me forcë një manovrim nga një fregatë turke në Detin Mesdhe, duke e quajtur atë jashtëzakonisht agresive.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 18, 2020 18:14 Europe/Tirane
  • Përplasje Francë-Turqi në Mesdhe

Franca ka denoncuar me forcë një manovrim nga një fregatë turke në Detin Mesdhe, duke e quajtur atë jashtëzakonisht agresive.

Sipas një zyrtari të Ministrisë Franceze të Forcave të Armatosura, që kërkoi anonimitet, ndërsa një luftanije franceze, që ishte duke marrë pjesë në një mision të NATO-s në Mesdhe, po kërkonte të identifikonte një transportues të dyshuar për transportimin e armëve në Libi, fregatat turke ndërhynë dhe u bënë gati të hapin zjarr". "Kjo çështje është shumë serioze në sytë tanë. Ne nuk mund të pranojmë që një aleat të sillet kështu kundër një anijeje që kryen një mision të NATO-s," argumentoi Ministria Franceze e Forcave të Armatosura. Toni i ashpër vazhdon të rritet midis Parisit dhe Ankarasë ditët e fundit, ndërsa Franca akuzon Turqinë se furnizon armë për GNA në Libi në shkelje të embargos së Kombeve të Bashkuara. Të Dielën, Presidenca Franceze kishte denoncuar tashmë një ndërhyrje "të papranueshme" të Turqisë në Libi. Turqit sillen në një mënyrë të papranueshme duke instrumentalizuar NATO-n, dhe Franca nuk mund ta lejojë këtë të vazhdojë, sipas Parisit. Në këtë kontekst të tensioneve gjeopolitike, dallimet midis Parisit dhe Ankarasë mbi të ardhmen e Libisë janë vetëm një pjesë e vogël e një ekuacioni shumë të ndërlikuar të zhvillimeve politiko-ushtarake në këtë vend të Afrikës së Veriut.