OBSH: Virusi Covid-19 po përhapet shumë shpejtë
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me anë të një deklarate, ka theksuar për përhapjen e shpejtë të epidemisë Covid-19 në botë dhe në mënyrë të qartë ka deklaruar se ky virus është duke u përhapur shumë, shumë shpejtë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se sipas statistikave më të fundit të OBSH, deri më tani janë regjistruar mbi 8.3 milionë raste të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën që nga mesi i këtyre të infektuarve 449.182 persona nga 216 vende të botës kanë humbur jetën për shkak të këtij virusi.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga përhapja e këtij virusi të ri dhe të panjohur në të gjithë botën, Tedros Adhanom, Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka njoftuar për përhapjen e shpejtë të virusit Covid-19 në botë duke thënë se përhapja e këtij virusi ka marrë një dinamizëm të ri.
Tedros Adhanom ka thënë: “Më 18 qershor, janë regjistruar mbi 150 mijë raste të reja të personave të infektuar me virusin Covid-19 dhe janë raportuar në OBSH që gjysma e tyre i përkasin kontinentit të Amerikës”.
Rreth 1 miliardë fëmijë në vit bien pre e dhunës fizike, seksuale dhe psikologjike në të gjithë botën.
Edhe izolimi për shkak të koronavirusit duket ka pasur një impakt akoma më të madh në psikozën e tyre.
Ky është raporti i fundit i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë që shkruan se në vitin 2017 rreth 40 mijë fëmijë kanë mbetur të vrarë.
Izolimi në shtëpi si pasojë e koronavirusit e ka rritur më shumë dhunën ndaj të miturve duke qenë se dyqanet, burimi kryesor i ushqimit, kanë qëndruar të mbyllura.
Kreu i OBSh, Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan se ky është një ndër efektet më shqetësuese të koronavirusit.