Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97986-rritet_numri_i_të_infektuarve_me_covid_19_në_shba
“Infeksionet në SHBA po rriten. Spitalet po mbushen e po i kalojnë kapacitetet. Kjo nuk ka për qëllim t’u frikësojë, por është një pasqyrim shumë i sinqertë i situatës. Virusi nuk largohet vetëm sepse urgjenca jonë kolektive është zhdukur”, deklaruan nëntë kryetarë bashkish në Teksas, të cilët u kanë dërguar letra banorëve duke u kërkuar të vendosin maska.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2020 04:38 Europe/Tirane
  • Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në SHBA

“Infeksionet në SHBA po rriten. Spitalet po mbushen e po i kalojnë kapacitetet. Kjo nuk ka për qëllim t’u frikësojë, por është një pasqyrim shumë i sinqertë i situatës. Virusi nuk largohet vetëm sepse urgjenca jonë kolektive është zhdukur”, deklaruan nëntë kryetarë bashkish në Teksas, të cilët u kanë dërguar letra banorëve duke u kërkuar të vendosin maska.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë vendosja e maskës është një nga mënyrat më të mira për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19. “Washington Post” njofton se infeksionet me koronavirus në spitalet e Teksasit kanë qenë në rritje prej muajit maj. Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 2 milionë e 332 mijë ndërsa ai i të vdekurve mbi 121 mijë. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pandemia po përhapet me shpejtësi. Zoti shtoi se më shumë se 150 mijë raste të reja u raportuan të shtunen në rang botëror, rritja më e madhe një-ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit në dhjetor. Një numër i konsiderueshëm rastesh të reja janë shënuar në Azi dhe Lindjen e Mesme. Brazili ka raportuar më shumë se 1 milion raste me koronavirusit prej fillimit të pandemisë. “Ne jemi në një fazë të re e të rrezikshme”, tha zoti Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë të premten. Ai paralajmëroi se masat kufizuese janë ende të nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit.