Sulmi në Angli cilësohet si ‘akt terrorist’
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98003-sulmi_në_angli_cilësohet_si_akt_terrorist’
Tre persona janë vrarë dhe më shumë kanë marrë plagë të rënda pas një sulmi me thikë në Britaninë e Madhe.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2020 16:26 Europe/Tirane
  • Sulmi në Angli cilësohet si ‘akt terrorist’

Tre persona janë vrarë dhe më shumë kanë marrë plagë të rënda pas një sulmi me thikë në Britaninë e Madhe.

Ngjarja ndodhi të shtunën mbrëma në qytezën e vogël angleze  Reading, dhe po hetohet si incident me motive terrorizmi, megjithëse në vendngjarje mbërritën ekipet e posaçme. Rreth orës 19, një 25-vjeçar me origjinë nga Libia dyshohet se hyri në mesin e grupeve të banorëve që argëtoheshin në park, duke mbajtur një thikë në dorë e duke i sulmuar pa shkak. Sipas dëshmitarëve, autori goditi fillimisht një grup me burra, u hodh me vrull drejt një grupi tjetër qytetarësh, duke rendur me vrap pas viktimave. Pas panikut që krijoi ngjarja, dhe me largimin e personave të pranishëm, tentoi të largohej edhe vetë autori, por u arrit të neutralizohej nga policia pak minuta më vonë. Tre blloqe banesash në afërsi të vendngjarjes u bastisën nga forcat e rendit. Politikanë dhe kryeministri i vendit, Boris Xhonson, ngushëlluan viktimat dhe e dënuan sulmin. Burimet e Reuters thonë se burri i arrestuar ishte një libian i quajtur Khairi Saadallah. Lidhur me këtë rast, Kryeministri britanik, Boris Johnson, zhvilloi një takim me zyrtarët e sigurisë, dhe me forcat e rendit. Ai tha se Britania e Madhe do të ndryshojë ligjin nëse do të ishte e nevojshme për të parandaluar ndonjë incident në të ardhmen. Përpos autorit 25-vjeçar që është edhe banor i qytezës, raportohet se paraprakisht nuk ka dyshime për persona të tjerë, por hetimet vazhdojnë dhe do ketë prezencë të lartë policie. Më herët gjatë ditës, në qytezën jugore të Anglisë u mbajt një protestë nga aktivistë të të drejtave të personave me ngjyrë, por policia ka mohuar lidhjet mes dy ngjarjeve.