India do të godasë Kinën?
Disa fraksione ultra-ekstremiste të udhëheqjes indiane kërkojnë jo më pak se një veprim të kufizuar ushtarak kundër Kinës në Luginën Lagash.
Kjo konfirmon që diçka nuk është në rregull në mendjen e liderëve indianë dhe se regjimi i kryeministrit Modi po e çon Indinë në një përshkallëzim strategjik, nga i cili nuk ka gjasa të dalë e padëmtuar. Kina nuk ka ndërmend të tërhiqet nga zonat e diskutueshme midis dy fuqive të mëdha demografike botërore. Përkundrazi, një brigadë e trupave ushtarake alpine të Kinës është dislokuar në zonë dhe këtë herë ata nuk janë "boksierët" e Kung-fu të pajisur me shkopinj bambuje. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Indiane gjeneral Ravat dhe Këshilltari i Lartë i Sigurisë Kombëtare Indiane (NSA) Axhit Doval besojnë se është plotësisht e mundur të fillohet një operacion ndëshkues por i kufizuar ushtarak kundër pozicioneve ushtarake kineze në perëndim të Himalajeve. Një opsion shumë i rrezikshëm dhe vetëvrasës i nxitur nga hipotezat dhe nga stuhia e vazhdueshme nacionaliste mediatike në Indi, e cila kontraston ashpër me heshtjen e mediave dhe zyrtarëve kinezë për këtë temë.