Kina i përgjigjet Pompeo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98056-kina_i_përgjigjet_pompeo
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB duke reaguar ndaj mesazhit të sekretarit amerikan të shtetit në Twitter deklaroi: Lëvizja politike dhe e njëanshme e Amerikës për të ndaluar heqjen e embargos së armatimeve kundër Iranit nuk do të sjellë asnjë rezultat.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 24, 2020 08:05 Europe/Tirane
  • Kina i përgjigjet Pompeo

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB duke reaguar ndaj mesazhit të sekretarit amerikan të shtetit në Twitter deklaroi: Lëvizja politike dhe e njëanshme e Amerikës për të ndaluar heqjen e embargos së armatimeve kundër Iranit nuk do të sjellë asnjë rezultat.

Përfaqësuesi i Kinës në OKB në mesazhin e tij duke iu drejtuar Mike Pompeo ka thënë: Kush mendoni se është vendi më i madh eksportues i armatimeve në botë. Rezoluta 2231 e KS e OKB lidhur me heqjen e embargos së armatimeve kundër Iranit në muajin korrik është tepër e qartë. Sipas kësaj rezolute e cila u miratua pas një akordi të arritur mes Iranit, Grupit G5+1 dhe BE, 18 tetori i këtij viti është fundi i kufizimeve për blerjen dhe shitjen e armëve nga ana e Iranit.