Ligji amerikan "CESAR" i Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98063-ligji_amerikan_cesar_i_trump
Mediat angleze duke publikuar raporte të ndryshme, kanë shkruar se ligji amerikan i ashtuquajtur "CESAR" në mënyrë të qartë godet popullin e Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 24, 2020 09:48 Europe/Tirane
  • Ligji amerikan

Mediat angleze duke publikuar raporte të ndryshme, kanë shkruar se ligji amerikan i ashtuquajtur "CESAR" në mënyrë të qartë godet popullin e Sirisë.

Gazeta angleze "Financial Times" dhe faqja informative "Middle East Eye" kanë publikuar disa raporte në lidhje me ligjin amerikan të ashtuquajtur "CESAR" për vendosjen e sanksioneve kundër Sirisë.

Këto media angleze kanë shkruar se sanksionet amerikane në kuadër të ligjit "CESAR", kryesisht vënë në shënjestër popullin e thjeshtë të Sirisë dhe qytetarët sirianë duhet të vuajnë pasojat e këtij ligji.

Kjo është në kohën kur autoritetet amerikane gjatë deklaratave mashtruese, kanë thënë se ligji "CESAR" nuk vë në shënjestër qytetarët sirianë.

Gazeta britanike "Financial Times" në lidhje me këtë çështjeje ka shkruar: "Me zbatimin e ligjit CESAR, çmimi i artikujve të ndryshëm do të rritet dhe në fund do të ushtrojë ndikim të keq mbi vlerën e monedhës kombëtare të Sirisë. Në këtë mënyrë këto sanksione ushtrojnë ndikim negativ të drejtpërdrejtë mbi popullin sirian".

Faqja informative " Middle East Eye" gjithashtu ka shkruar: "Bashar Asad ka arritur t'i mposht grupet e armatosura terroriste në nivel të gjerë, mirëpo ekonomia e këtij vendi ndodhet në kushte jo të mira dhe populli i Sirisë sot po përballet me një sfidë tjetër të quajtur ligji CESAR. Duhet thënë se ligji CESAR në mënyrë të çartë godet popullin e Sirisë dhe jetën e qytetarëve të këtij vendi, për arsye se në këtë ligj, çdo person, çdo kompani dhe çdo palë që bashkëpunon me qeverinë e Sirisë, vendoset nën sanksione".