Rusia organizon paradën e fitores
Kolona tankesh e trupash ushtarake kryen sot paradën madhështore në Sheshin e Kuq në Moskë, teksa presidenti Vladimir Putin nxiti ndenjat patriotike në prag të votës së zgjatjes së mandatit të tij.
I detyruar të shtynte paradën e Ditës së Fitores më 9 Maj prej pandemisë së koronavirusit, Putin e caktoi atë vetëm një javë para votës së 1 korrikut për reformën kushtetuese që do të zgjasë mundësinë e mandatit të tij . Mes disa ndryshimeve të pritura, Putin propozoi heqjen e kufizimeve për numrin e mandateve presidenciale. Infektimet e koronavirusit kanë rënë së fundmi në vend dhe Moska ka hequr kufizimet. Parada e këtij viti shënon 75 vjet që prej fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste, dhe përfshin rreth 13 000 trupa nga 13 vende, si dhe pajisjet më të fundit ushtarake që shfaqin aftësitë luftuese të Rusisë. Më shumë se 20 pajisje të reja shfaqen për herë të parë, siç janë zjarr-hedhëset Tosochka, tanket T-90M apo sistemet raketore Buk-M3. Një nga mjetet e reja ishte blindi flakë-lëshues Tosochka – një variant më i fuqishëm i pararendësit TOS-1. Përveç retrospektivës u shfaqën dhe mjetet më moderne si tanku T-90, i vlerësuar si më i forti në botë, dhe tanket T-14 Armata, me top 30 mm, katër raketa, granata-lëshues dhe mitraloz. Rusia tha sot se celebrimet e Ditës së Fitores për 75-vjetorin e mundjes së Gjermanisë Naziste ishin një shfaqje e aftësive ushtarake si në tokën e Sheshit të Kuq ashtu dhe në qiejt sipër Moskës. Eventi madhështor i përvitshëm u krye mëngjesin e sotëm para veteranëve të luftës, përfaqësuesve të huajt dhe zyrtarëve të lartë rusë. Kremlini tha se trupa ushtarake nga India, Kina, Serbia, Mongolia dhe disa kombeve ish-Sovjetike morën pjesë në marshimin e Sheshit të Kuq.