Garda kombëtare vendoset në Uashington për tu përballur me protestuesit
(last modified Thu, 25 Jun 2020 06:18:24 GMT )
Qershor 25, 2020 08:18 Europe/Tirane
  • Garda kombëtare vendoset në Uashington për tu përballur me protestuesit

Pas shtimit të protestave kundër racizmit në Amerikë, 400 forca të gardës kombëtare janë vendosur në Uashington për tu përballur me protestuesit.

Garda kombëtare është vendosur në Uashington pas përpjekjeve të protestuesve amerikane për të shkatërruar dhe rrëzuar statujën e Andreu Xhekson presidenti i 7-të amerikan në afërsi të shtëpisë së bardhë. Protestuesit anti-racizëm në amerikë kanë nisur një lëvizje për rrëzimin e statujave që janë simbol i racizmit. Pas vrasjes së zezakut George Floyd nga një polic i bardhë në Amerikë, protestat kundër racizmit janë përhapur si në këtë vend ashtu edhe në botë. Protestat në Amerikë organizohen pothuajse në të gjitha qytetet e këtij vendi kundër vrasjes së këtij zezaku dhe kundër racizmit që bëhet ndaj njerëzve me ngjyrë. Mirëpo këto protesta janë përhapur tashmë në të gjithë vendin. Sipas një njoftimi të Associated Press, me qindra persona në fillim të kësaj jave në Minesota dhe qytete të tjera të Amerikës janë arrestuar dhe policia në qytetet Uashington, Nju Jork dhe qytete të tjera të rëndësishme të Amerikës ka përdorur dhunën për shpërndarjen e protestuesve. Kjo agjenci thekson se policia amerikane ka arrestuar të paktën 4,400 persona në të gjithë Amerikën. Mirëpo edhe jashtë Amerikës njerëzit janë ngritur në protesta kundër vrasjes së zezakut amerikan George Floyd dhe janë solidarizuar me popullin amerikan në protestat kundër racizmit.

 

Tags