Kushtet e Amerikës për vazhdimin e traktatit "Starti i Ri"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98083-kushtet_e_amerikës_për_vazhdimin_e_traktatit_starti_i_ri
Përfaqësuesi special i presidentit të Amerikës në çështjet e kontrollit të armatimeve ka deklaruar se Uashingtoni në rrethana të veçanta është i gatshëm të vazhdojë traktatin "Starti i Ri".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 25, 2020 09:41 Europe/Tirane
  • Kushtet e Amerikës për vazhdimin e traktatit

Përfaqësuesi special i presidentit të Amerikës në çështjet e kontrollit të armatimeve ka deklaruar se Uashingtoni në rrethana të veçanta është i gatshëm të vazhdojë traktatin "Starti i Ri".

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Marshall Billingslea ditën e mërkurë në një prononcim për gazetarë në lidhje me bisedimet me palën ruse në Vjenë, deklaroi: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për vazhdimin e marrëveshjes dypalëshe mes Amerikës dhe Rusisë për vazhdimin e reduktimit dhe kufizimit të armatimeve strategjike sulmuese "Starti i Ri", por vetëm në kushte të veçanta dhe duke shënuar progres në fusha të kyçe duke përfshirë edhe programin e Kinës".

Marshall Billingslea në vazhdim vuri në dukje këtë se SHBA pajtohet plotësisht me këtë qëndrim të Rusisë se ky traktat duhet të jetë shumëpalësh dhe shtoi: "Rusia dëshiron që Franca dhe Britania të marrin pjesë në këtë marrëveshje të re".

Bisedimet mes Rusisë dhe Amerikës në lidhje me çështjet e stabilitetit strategjik kanë filluar më 22 qershor në Vjenë të Austrisë dhe kanë zgjatur rreth 10 orë.